Keith flet pas operacionit të Adrianës: “Falënderoj Zotin që nuk e mori nga ne”

Ka dy javë që deputetja dhe aktorja kosovare Adriana Matoshi njoftoi se i është rikthyer tumori në kokë.

Disa ditë më parë ajo i është nënshtruar një operacioni për ta larguar tumorin nga koka të cilin e kaloi me sukses.

Adriana tregoi se tumori iu rikthyer pas 9 vitesh dhe se do të përballet edhe njëherë me jetën ose vdekjen.

Teksa operacioni kaloi me sukses për nder të saj u organizua marshit në sheshin e Prishtinës, “Ecim për Adrianën”.

I dashuri i saj, futbollisti afrikano-belg Keith Groeneveld ka treguar se nuk e mban mend me saktësi momentin kur mori lajmin e hidhur për rikthimin, po krejt çfarë i kujtohet është fakti se ndjehej i dërrmuar.

“Sinqerisht nuk e di as sot se si e mora lajmin. E di që isha i dërrmuar nga lajmi. Nuk e dija çka të mendoja apo bëja por vetëm falënderoja Zotin që operacioni shkoi siç duhet”, tha Keith për Prive.

Tutje, ai shtoi se është njeri mjaft relegjioz dhe se besimi në Zot e ndihmoi ta kalonte këtë situatë.

“Kujtoj reagimin tim. Nuk kisha emocione por se dija çka. Lutesha, i kërkoja të tjerëve të luteshin. Por në fund të ditës, nëse është vullneti i Zotit që të vdesë është vullneti i Zotit. Kush jemi ne të themi diçka kundër. Kjo e bënte më të vështirë se që ishte dhe nuk më ndihmoi. Falënderoj Zotin që s’e mori nga ne”, ka thënë Keith.

Adriana përndryshe disa ditë pasi mori veten i falënderoi përzemërsisht të gjithë ata që iu gjendën në këtë periudhë të vështirë, duke e çmuar pafund mbështetjen e madhe që njerëzit i dhanë.