KEDS nëpërmjet një komunikate ka sqaruar se Ariani Company ka bërë këputjen e kabllove në Vushtrri, por nuk ka gërmuar vendin në Mitrovicë, pasi në këtë qytet, gërmimet i ka bërë Florenti Company.

Sipas KEDS, ngatërresa ka ndodhur pasi trafostacionin në fjalë e shfrytëzojnë të dy kompanitë, përkatësisht Florenti dhe Ariani Company.“Kërkojmë nga mediat që ta korrektojnë këtë gabim të bërë padashje”, thuhet në komunikatën e KEDS-it.Kompani “Ariani Company”, e ka demantuar KEDS-in, duke thënë se qëllimisht po dëmton imazhin e kësaj kompanie. Madje, drejtuesi i kësaj kompanie thotë se më shumë është duke hequr me KEDS-in sesa me Serbinë.

KEDS gjatë ditës së sotme kishte thënë se kompania në fjalë pa pëlqimin e KEDS-it ka filluar rrëmihje në Mitrovicë, duke rrezikuar trafostacionin.Por pronari i “Ariani Company”, Naser Imeri përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it, se punimet që janë duke u zhvilluar në Mitrovicë nuk janë duke u kryer nga kompania që ia udhëheqë, por nga kompani “Florenti Company”.Imeri thotë se KEDS po tenton që kompanisë së tij t’ia dëmtoi imazhin dhe arsye për këtë ai nuk i di, prandaj edhe ka paralajmëruar se do të ngrisë padi ndaj KEDS-it.