KEDS nuk pyet për pandeminë/ Punëtorin pak para pensionimit e detyron të kthehet në punë

Edhe në këtë kohë pandemietë koronavirusit, pavarësisht rekomandimeve nga qeveria e Kosovës, Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) duket se të njejtat nuk po i zbaton.

Përmes një postimi ne facebook ‘Sindikalistet e Distrubacionit’, kanë njoftuar se Jakup R. 64vjeç e 7muaj, kolegë i tyre, edhe 5 muaj para pensioni, nuk është liruar nga puna në këtë kohë pandemie.

Për më tepër sipas sindikalistëve, 64 vjeçari është detyruar të shfrytëzoj pushimin vjetor dhe të kthehet në punë prap këtë javë.

Tutje, siç thuhet në njotim, KEDS po i detyron kolegët e tjerë nga Ferizaj, vatër kjo epidemiologjike të vijnë e të punojnë në Prishtinë.

Ndërsa kolegë të tjerë nga fshati Smrekovnicë i cili është në karantin, thirren në telefon që ta fillojnë punën.

“Ngjajshëm është duke ndodhur edhe në shumë vende tjera me kolegët tonë” thuhet në njoftim