Si pasojë e erërave të forta gjatë natës së mbrëmshme në rajonin e Pejës janë evidentuar 8 prishje, ndërsa në Prishtinë janë vetëm 4 prishje, këtë për Ballkani.info e ka thënë zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

“ Gjendja më e rënduar është në Pejë dhe më pak në Prishtinë, ka shtylla të thyera në rajonin e Pejës. Ekipet janë gjatë gjithë kohës në terren duke i sanuar ato” tha Buzhala.
Sipas Buzhalës numri i prishjeve nga erërat nuk konsiderohet i madh, nëse e krahasojmë me vitet e tjera.

“ Në vitet paraprake kur shkaktoheshin erëra të forta, numri i prishjeve arrinte deri në 150”, pohoi zëdhënësi i KEDS-it./Ballkani.info/