KEDS-i konfirmon lëndimin e tre punëtorëve, jep detaje për aksidentin e rëndë

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka konfirmuar për Ballkani.info se tre punëtorë të kësaj kompanie janë lënduar gjatë një aksidenti në Nënstacionin Prishtina II.

Ballkani.info raportoi më herët punëtorët kishin rënë në kontakt me tension 35kV.

Punëtorët e lënduar janë Ahmet Tërnava, Milaim Sylejmani dhe Sadullah Dedinca.

“Ahmet Tërnava është i lënduar rëndë dhe gjendet në spital, por fatmirësisht jashtë rreziku për jetë”, ka thënë në një zyrtar i KEDS-it që ka dashur të mbetet anonim.

“Një aksident i tillë ka ndodhur para disa ditësh. Punëtorët tanë ishin të pajisur me të gjitha pajisjet e sigurisë dhe mbrojtjës sikurse kishin të kryera të gjitha trajnimet për mbrojtje dhe siguri në punë. Aksidente të tilla ndodhin fatkeqësisht kur nuk i përdorin pajisjet. Fatmirësisht punëtorët kanë shpëtuar. Ne kemi krijuar menjëherë një komision profesional ta hulumtojnë këtë rast”, ka thënë Buzhala për Ballkani.info.

Në të njëjtën Njësi kohë më parë kanë ndodhur edhe dy raste vdekje, Bashkim Krasniqi dhe Kadri Dobratiqi. /Ballkani.info/