KE: Pezullimi i marrëveshjes së grurit nga Rusia vë në rrezik sigurinë ushqimore

Vendimi i Rusisë për të pezulluar marrëveshjen e grurit të Detit të Zi do të rrezikojë sigurinë ushqimore, tha të hënën përmes Twitter-it presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Nisma për drithërat e Detit të Zi ka përfituar miliona në mbarë botën. Më vjen keq për njoftimin e sotëm nga Rusia. Kjo do të rrezikojë sigurinë ushqimore dhe aksesin e popullatave në mbarë botën në furnizimet. Unë mbështes përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për të ndjekur zgjerimin e saj“, ka shkruar Michel.

 Kremlini njoftoi më herët gjatë ditës së sotme përmes zëdhënësit Dmitry Peskov se sapo të përmbushen pikat që kanë të bëjnë me Rusinë, do t’i rikthehej zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

“Fatkeqësisht, pjesa që ka të bëjë me Rusinë, këto marrëveshje të Detit të Zi nuk janë zbatuar deri më tani. Prandaj , efekti i tij ndërpritet”, shpjegoi zëdhënësi