Presidenti amerikan Donald Trump u kritikua ashpër, pasi komentoi mënyrën e komunikimit të një gazetareje franceze.

Trump, pasi gazetarja i drejtoi pyetjen, u shpreh se nuk e kupton kur flet pavarësisht theksit të bukur francez.

Presidenti amerikan i kërkoi gazetares që ta përsëriste pyetjen me zë të lartë. Duke mos arritur ta kuptonte plotësisht pyetjen për situatën Gaza-Izrael, Trump iu drejtua ish-Prokurores së Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, duke i thënë:

“A do të më përgjigjesh, të lutem? Sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që po thotë”.

Donald Trump-gazetares: Nga je?

Gazetarja: Jam nga Franca.

Donald Trump: Je nga Franca?! Ke një theks të bukur, por nuk mund ta kuptoj çfarë po thua.

BREAKING: Trump just made an absolute fool of himself, not being able to understand what a French journalist clearly asked him about Israel. pic.twitter.com/FgMaXVhB8R

— Brian Krassenstein (@krassenstein) October 23, 2025