‘Ke gjoks të madh’ Enca Haxhia ironizon meshkujt shqiptarë

Dikur asaj nuk i pëlqente që ta quanin një femër shumë mbi peshë, por sot duket se këngëtarja Enca Haxhia e ka fituar vetëbesimin e mjaftueshëm që të ekspozojë format e kolme pa përdorur photoshop dhe pa e vrarë mendjen se çfarë do të thonë të tjerët.

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë së fundmi në Instastory një deklaratë të fortë për meshkujt shqiptarë të cilët komentojnë femrat me gjoks të madh.

“Një vajzë: ka gjoks të madh, një shqiptar injorant: Pornostare! Vdiqaaaa. Nuk është faji i askujt që e shihni vetëm në porno. Ju lutem kursejini komentet e tilla para se të më prishen sytë (dhe para se të prisheni vetë)”- shkruan Enca me ironi në Instastory.