KDI: Qeveria uli pagat dhe cenoi pavarësinë e gjyqësorit

Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me përcaktimin e vlerës së koeficientit për gjyqtarët dhe prokurorët.

KDI-ja ka vlerësuar se me këtë koeficient, janë ulur pagat dhe është cenuar pavarësia e gjyqësorit.

KOMUNIKATA:

Gjatë ditës së sotme Qeveria e Kosovës ka prezantuar vlerën e koeficientit të pagës për sektorin publik. Ky koeficient do të ketë vlerën 105 euro.

KDI, vlerëson se kjo vlerë e koeficientit prej 105 euro nuk përkon me pritshmëritë dhe kërkesat e punëtoreve të sektorit publik. Për më tepër e metë kryesore e këtij ligji mbetet çështja e ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë. Kjo vlerë e koeficientit e zhvlerëson pozitën e gjyqtarit dhe prokurorit duke ua ulur pagat për rreth 25%. Kështu një Gjyqtar i Gjykatës Themelore do të paguhet 1200 euro nderkohë që paga e tij/saj bazë ishte 1600 euro në muaj.