KDI-ja ka komentuar Projektligjin për buxhetin 2023, i cili po diskutohen sot në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një reagimi, ky institut ka vu theksin të rritja e buxhetit për Inspektoratin e Punës.

“Në projektligjin për buxhetin për vitin 2023 që po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, buxheti për Inspektorati i Punës është paraparë të jetë 1, 575, 632 ose 99% më i lartë se buxheti i vitit 2022 që ishte 790,632 euro. Numri i të punësuarve në këtë institucion është paraparë të rritet nga 90 (sa është aktualisht) në 190, me një rritje prej 111%”, është thënë në reagimin e KDI-së.

Postimi i plotë i KDI-së:

Në projektligjin për buxhetin për vitin 2023 që po diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës, buxheti për 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬 është paraparë të jetë 𝟏,𝟓𝟕𝟓,𝟔𝟑𝟐 𝐄𝐮𝐫𝐨 ose 𝟗𝟗% më i lartë se buxheti i vitit 2022 që ishte 𝟕𝟗𝟎, 𝟔𝟑𝟐 𝐄𝐮𝐫𝐨.

Numri i të punësuarve në këtë institucion është është paraparë të rritet nga 𝟗𝟎 (sa është aktualisht) në 𝟏𝟗𝟎, me një rritje prej 𝟏𝟏𝟏%.

Gjatë vitit të kaluar, #KDI përmes takimeve me komisionin parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat, #KDI kishte kërkuar 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐈𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐮𝐧𝐞̈𝐬, duke qenë se shumë raste të shkeljes së të drejtave të punës (përfshirë rastet e punës pa kontratë, mospagesë të tatimeve nga ana e punëdhënësve, punë e tejzgjatur pa kompensim, privim nga e drejta në pushim mjekësor e vjetor) ishin trajtuar nga KDI-Programi për Ndihmën Juridike Falas – ALAC.Analiza jonë“𝐌𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐢𝐦𝐞, 𝐚 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐢𝐧𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫𝐞̈?!”