KB Prishtina prezanton trajnerin e ri

Pas Bashkimit edhe KB Prishtina ka prezantuar trajnerin e ri që do ta udhëheq klubin për këtë edicion

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, klubi ka treguar se trajneri i ri do të jetë, Ljupche Malinkov.

“Ljupche Malinkov merr drejtimin e skuadrës. Ai sot është emëruar në pozitën e kryetrajnerit”, shkruhet në postimin e klubit.

Këtë sezon klubi nga kryeqyteti ka pasur shumë probleme. Ata gjendën në pozitën e parafundit në tabelën e Superligës me vetëm 28 pikë të grumbulluara.