Mysafirë të shumtë pati gjatë ditës së sotme kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë. E kjo për nder të “Ditës së Forcës”. Në këtë organizim të Forcës të Sigurisë të Kosovës, kishin ardhur edhe shumë nxënës të shkollave të ndryshme të Republikës të Kosovës e edhe qytetarë të tjerë të cilët në nderim të kësaj dite, kishin ardhur për të shuar edhe kureshtjen e tyre duke u njohur prej afër me pjesëtarët e FSK-sw dhe pajisjet që përdorin ata.

Kështu Alban Alshiqi kishte ardhur ardhur për të parë nga afër se si është një ditë në kazermën “Adem Jashari”.

Ai tha se Forcën e Sigurisë të Kosovës e sheh si institucionin më të besueshëm për sigurinë e vendit.Nga Suhareka, në kazermë kishte ardhur edhe nëna Hedije Fetiu me bashkëshortin e saj Ymerin, për të shënuar këtë ditë e parë nga afër djalin e tyre që është pjesëtar i forcave të Sigurisë të Kosovës.

Ndërsa Ymer Fetiu, i cili e ka edhe djalin aty, mezi pret që FSK-ja të shndërrohet në ushtri.

Në anën tjetër, krahas entuziazmit, pati edhe qytetarë që nuk mundën të fshehin brengën e tyre në rast se shndërrimi i FSK-së në ushtri vonohet.

Kështu, Durak Gashi nga Malisheva thotë se qytetarët e Kosovës dhe vet FSK-ja e kanë merituar kaherë ushtrinë.E Donart Krasniqi, nxënës i shkollës së mesme, pret me padurim që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Ndërsa thotë se në kazermën “Adem Jashari” kishte ardhur nga kurreshtja.

Ndërsa Diamantina Rexha nxënëse e shkollës “Gjin Gazulli” tregon për rëndësinë që ka shndërrimi i FSK-s në ushtri.

I kënaqur me numrin e madh të vizitorëve u tregua komandanti i Forcave Tokësore,Enver Cikaqi, i cili tha se FSK ka bashkëpunim të mirë me të gjithë qytetarët e Kosovës, teksa shtoi se një gjë e tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, gjatë shënimit të “Ditës së Forcës”, vizitorët e kazermës “Adem Jashari” patën rastin të takohen nga afër me pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës, të shohin dhe të prekin autoblindat, duke u gjendur për disa çaste edhe brenda tyre.

Të vegjlit mbanin flamujt me stemën e FSK-së, ndërsa në veshjen e tyre dominonin ngjyrat e flamurit kombëtar, kuq e zi.