Të paktën katër zyrtarë të lartë të Ministrisë së Inteligjencës së Iranit u vranë në sulmet ajrore të së shtunës, raporton Iran International, transmeton Ballkani.info.

Midis të vdekurve janë Javad Pourhossein, kreu i njësisë së inteligjencës së jashtme, Mohammad-Reza Bajestani, kreu i njësisë së sigurisë, dhe Ali Kheirandish, kreu i njësisë kundër terrorizmit. Saeed Ehya Hamidi, i cili ishte këshilltar për luftën me Izraelin, u vra gjithashtu. /Ballkani.info/