Katër të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Mitrovicë, mbrëmjen e së premtes.

Rreth orës 20:00, dy vetura ishin të përfshira në një aksident në Tunelin e Parë në Mitrovicë.

Katër të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

Lajmin për telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Një aksident   trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth  orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira  dy vetura civile, ku  si pasojë e aksidentit  lëndime  kane pësuar katër   persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti.