Katër të lënduar në aksidentin në rrugën Pejë – Rozhajë

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Pejë-Roxhajë.

Rastin e ka konfirmuar për Express, Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Rreth orës 20 e 40 minuta ka ndodhur një aksident në mes të dy automjete në rrugën Pejë-Rrozhaj. Katër persona kanë pësuar lendime, të gjithë janë dërgu për tretman mjekësor në emërgjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe të gjithë janë liru pas tretmanit”, ka thënë Gashi.