Katër të arrestuar në Kuvendin e LDK-së ku pati përleshje

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK-së.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar e në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebookut të degës në Ferizaj.

“Sot nuk u mbajt kuvendi zgjedhor i nendeges se Koshares per shkak se ne te merrnin pjesë rreth 130 veta dhe nuk kishte gatishmeri per krijimin e kushteve statutare per konstituimin e kuvendit prej 51 anetareve. Pas ketij akti disa nga te pranishmit reaguan ne menyre ekscesive duke provokuar situata te papranueshme per zgjedhjet ne LDK. Ne keto rrethana, kryetari i nendeges, z. Valon Halimi, i njoftoi te pranishmit se shtyhet kuvendi per nje date tjeter, kur do të krijohen kushtet statutare per mbajtjen e tij”, shkruhet në njoftim.

Por në anën tjetër një shpjegim krejtësisht ndryshe e ka ish-kryetari i nëndegës së LDK-së në Koshare të Ferizajit, Hajrullah Ademi.

“Sot është mbajtur Kuvend i rregullt i nëndegës, fshati Koshare, ku prezent nga dega e LDK-së ishin Muharrem Svarça me të cilin kam punuar 4 vjet dhe Mehmet Neziri ish-drejtori i Bankës, pensionist dhe Valon Halimi kryetar i nëndegës së LDK-së fshati Koshare. Shkurtimisht Valoni e hapi mbledhjen pastaj e morri Muharremi, ia nisi ligjërata dhe e pa humbjen e tij sepse ishin mbi 100 delegatë dhe tentojke ta ndërprejë dhe në fund e ndërprejti. Filloi tensionimi, mua më qitën në korridor dhe pastaj ka filluar përleshja. Shkaku i Muharrem Svarçës që e tensionoi situatën. Është shkaktar sepse e njoh, kam punuar 4 vite me të dhe e njoh se si mendon”, ka sqaruar Hajrullah Ademi, ish-kryetar nëndege i LDK-së në Ferizaj.