Katër personave u refuzohet statusi i viktimës në Speciale

Gjykata Speciale ua ka refuzuar aplikimin e shtatë personave nga dhjetë sa kanë aplikuar për statusin e viktimës në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Katër nga ta nuk e kanë paraqitur dokumentin e identifikimit.

Njëri nga ta, sipas njoftimit të Speciales, nuk e vendosi nënshkrimin në aplikacionin për statusin e viktimës, raporton Demokracia.com.

“Paneli pranon se një nga aplikantët nuk e ka nënshkruar aplikacionin dhe katër të tjerë nuk kanë ofruar karta identifikimi ose pasaporta në mbështetje të aplikimeve të tyre”, thuhet në njoftimin e Speciales, të lëshuar të premten.

Gjykimi kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të fillojë më 3 prill. Vendimi është marrë, pasi kjo datë është propozuar nga avokatët dhe nuk ka pasur kundërshtime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.