Serbët

Katër parti serbe në Kosovë dalin kundër regjistrimit të popullsisë

Në Kosovë sot ka filluar regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave “ReKos2024”, i cili do të zgjasë deri më 17 maj të këtij viti.

Për herë të parë nga paslufta, regjistrimi do të bëhet edhe në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, raporton agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton Paparaci.

Tani për tani, nuk dihet nëse serbët do të marrin pjesë në regjistrim.

Serbët që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës bojkotuan regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011, ndërsa përgjigja e serbëve në jug të lumit Ibër ishte vetëm e pjesshme.

Partitë serbe në Kosovë – Lista Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe, kundërshtojnë pjesëmarrjen e serbëve në regjistrimin e popullsisë dhe disa prej tyre kërkojnë shtyrjen e procesit deri në njoftimin e dytë.

Lista Serbe sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ndërkombëtarëve që e mbështesin se serbët nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

BONUS VIDEO| 150 euro gjobë dhe 3 muaj konfiskimi i mjetit, rregulla të ashpëra për përdoruesit e trotinetit