Katër meshkuj dhe dy vajza bëhen për spital duke u rrahur mes vete në Gjakovë

Një rrahje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në komunën e Gjakovës.

Sipas policisë së Kosovës, katër meshkuj dhe dy vajza, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Disa prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Katër meshkujt janë arrestuar ndërsa, dy vajzat janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë, 01.08.2021 – 21:25. Raportohet se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes katër meshkujve dhe dy femrave që të gjithë kosovarë. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, katër meshkuj janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy femrat janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.