Katër kosovarët u morën peng në Durrës, u mbajtën në garazh të bllokuar

N. Xh., 49-vjeçar dhe D. K., 48-vjeçar, që të dy banues në Durrës janë arrestuar nga ana e Policisë së Shtetit. Ata po dyshohet se ia hoqën lirinë katër shtetsave të Kosovës, duke i mbajtur për 45 minuta në garazhin banesës, me pretendimin se ata nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

“Dy shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit D. K., me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” – ka thënë për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai.

Mullai ka thënë se me të marr kallëzimin nga ana e disa shtetsave të Kosovës, menjëherë kanë marr veprimet e nevojshme policore duke u paraqitur në lagjen numër 13 në Durrës, ku edhe ka ndodhur ngjarja.

Si rezultat i veprimeve policore, policët arrestuan dy të dyshuarit ndërsa materialet e nevojshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./kallxo