Katër këshilla elementare për përgatitje të veturave në dimër

Katër këshilla elementare u rekomandohen fillestarëve për t’i përgatitur veturat për ngasje gjatë sezonit dimëror. “American Automobile Association”, federatë e moto-klubeve në Amerikë dhe që u shërben më shumë se 60 milionë amerikanëve, ka nxjerrë rekomandimet kryesore për t’i përgatitur veturat.

BATERIA E VETURËS: Bateritë më të vjetra se tri vjet s’janë të besueshme dhe moti i dimrit ndikon shumë në to.

PRESIONI I GOMAVE: Temperaturat e ulëta mund të ndikojnë në presion të gomave të dimrit, andaj ato duhet të jenë të fryra në nivelin e duhur. Kjo varet nga tipi i veturës dhe sa të ulëta janë temperaturat në zonë. Preferohet të shikohet manuali i veturës. Në përgjithësi rekomandohet presion 30-35 PSI (paund-forcë për inç katror) ose 2.1 në kilogram-forcë për centimetër katror.

ÇARJET E GOMAVE: Të pasurit çarje të mjaftueshme nëpër goma e bën ngasjen më të sigurt. Sipas shumicës së prodhuesve të gomave, për dimër preferohen goma me çarje deri në katër milimetra

UJI I XHAMAVE: Pamja gjatë ngasjes në dimër mund të vështirësohet në raste të caktuara dhe është i rëndësisë vitale kujdesi për xhamat. Vetura duhet të ketë ujë të mjaftueshëm të xhamave Rekomandohet që gjithmonë gjatë dimrit të mos drejtohet vetura me shpejtësi, të ketë durim, të rritet distanca nga veturat tjera e të planifikohet rruga më mirë.