Jeton Zulfaj

Katër herë brenda dy viteve ushtrinë në kufi, pse e bën këtë Vuçiq, sipas këshilltarit të Kurtit?

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e Aleksandër Vuçiqit brenda dy viteve e ka dërguar katër herë ushtrinë afër kufirit me Kosovën.

Zulfaj thotë se largimin e forcave ushtarake e ka bërë vetëm pasi ka pranuar një telefonatë nga ndërkombëtarët.

Ai thotë se qëllim i Vuçiqit është të duket “konstruktiv”, shton se njëjtë ka vepruar edhe sot teksa ka kumtuar se ”Serbia do t’i reduktojë forcat afër kufirit me Kosovën”.

”Është hera e katërt në 2 vjet që Vuçiq sjell ushtrinë e tij në kufi me Kosovën. Çdo herë ai e tërheq atë vetëm pas një telefonate për ta shitur si “konstruktiv”, ka dekalruar Zulfaj

”Ky është libri i lojërave ruse ‘përshkallëzoni në de-përshkallëzim’ që pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës nuk duhet të tolerohet më”, ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për Financial Time ka deklaruar se “nuk e ka ndërmend ta sulmojë Kosovën”.

Por Vuçiq ka shpallur ditë zie në Serbi për terroristët e vrarë në veri të Kosovës të cilët sulmuan Policinë e Kosovës.