Katër aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, ka persona të lënduar

Në rrugën Prishtinë-Pejë është raportuar për kolona të gjata si pasojë e katër aksidenteve të ndodhura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për Gazetën Express se fillimisht në orën 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë), i cili ka përfunduar pa persona të lënduar.

Pastaj, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera.

“Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

Policia është marrë me këto raste, përfundoi ai.