Kate Middleton mbush 37-vjeç, kështu dukej para se të martohej (FOTO)

Kate Middleton feston sot ditëlindjen e 37. Bashkëshortja e Princit William, mbreti i ardhshëm britanik, është një nga gratë më elegante në botë dhe stili i saj kopjohet nga femrat anembanë botës.

Ajo është e martuar me Prince William që nga viti 2011, dhe para se të merrte titullin mbretëror, ka jetuar si të gjithë të rinjtë e tjerë.

Kate nuk ka skandale nga e kaluara, por ajo gjithmonë ka pëlqyer zbavitjet. Disa dëshmitarë thonë se në universitet ajo ishte aq e dehur sa William ishte detyruar ta bartë deri në shtrat.