Katastrofa në Gjermani dhe Belgjikë/ Rritet bilanci i viktimave, qindra të tjerë janë të zhdukur

Dy shqiptarë janë mes viktimave që shkaktuan përmbytjet katastrofike në Europë.

Çifti nga Peja jetonte në Gjermani. Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja është ende nën gërmadha.

Deri tani, 188 persona që kanë humbur jetën, por numri pritet të rritet, teksa uji largohet nga qytetet. Mbi 3000 persona rezultojnë të zhdukur.

Menjëherë pasi u kthye nga Uashingtoni, kancelarja gjermane Angela Merkel shkoi pranë zonave të prekura.

Ajo i përshkroi përmbytjet që kanë mbërthyer një pjesë të mirë të Europës, si tmerrësisht të rënda.

“Është e frikshme! Vështirë të gjej fjalët e duhura për të përshkruar këtë shkatërrim. Megjithatë, është mbreslënëse të shohësh njerëz që qëndrojnë së bashku, dhe ndihmojnë njëri-tjetrin”.

Te paktën 157 viktima numërohen në Gjermani, nga katastrofa natyrore më e rëndë e 6 dekadave të fundit.

Rrugët u kthyen në përrenj të furishëm, duke marrë para shtëpi, makina e pemë, ndërkohë që disa disa toka në Berchtesgadener Land janë zhytur nën baltë.

Tashmë që uji ka filluar të tërhiqet po shikohen dëmet reale të kësaj katastrofe.

Në një fabrikë çokollatash në Belgjikën lindore. Punonjësit po bëjnë bilancin e dëmeve, ndërsa kompania ka vendosur të mbyllë punën për një kohë të pacaktuar.

Reshjet e shirave kanë përfshirë edhe jugun Gjermanisë, Bavari, si edhe pjesë të Zvicrës Austrisë, Luksenburgut dhe Holandës.