1986

Katastrofa e Çernobilit: Historia e atyre që nuk pranuan t’i braktisnin shtëpitë

Këto imazhe reflektojnë jetën e vërtetë në Chernobyl, tre dekada pas katastrofës.

Ndodhia e vitit 1986 çoi në evakuimin masiv të 300 mijë njerëzve, por disa prej tyre zgjodhën të mos largoheshin. Kyçën dyert dhe qëndruan pas tyre, brenda në shtëpi!

Fotografi kanadez Robyn Von Swank vizitoi qytetet dhe fshatrat përreth shpërthimit për të mësuar diçka më shumë rreth kësaj katastrofe. Kështu, zbuloii se 300 njerëz refuzuan t’i braktisnin shtëpitë, pavarësisht presionit të fortë policor.

Pavarësisht jetesës së vështirë, banorët janë përpjekur të mbijetojnë në anormalitetin që i rrethon.

Në fermat përreth, raportohet për kafshë me deformime groteske: derra me sy sa përmasat e patates apo viça pa kokë.

Katastrofa e Çernobilit ndodhi më 26 prill 1986 në Çernobil, Ukrainë; ishte një aksident reaktor bërthamor në uzinën e energjisë bërthamore të Çernobilit në Ukrainë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Asokohe, numri zyrtar i vdekjeve ishte vetëm 31, ndërkohë që persona të zhdukur rezultuan nga 4,000 deri në 93,000.

loading…