Katari i dhuron Kosovës teste dhe respiratorë për COVID-19

Katari do të dhurojë një donacion me teste për Covid-19 dhe respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikatë për media.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në Ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit në mes organizatës “Qatar Charity” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për dhurimin e një donacioni me teste për Covid-19 dhe respiratorë. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj si dhe Ambasadori i Shtetit të Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri”, thuhet në komunikatë.

Kjo ceremoni do të mbahet në Sallën e Mediave në IKSHPK në ora 14:30.