Kastrati : T’i thuash dikujt vlla në Kosovë është fisnike, për Mal të Zi e Norvegji nuk e di

Ardian Kastrati, deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili përqeshi kryesindikalistin e arsimit, Rrahman Jasharin, duke e cituar t’i ketë thënë “ndihmom si vëllain” në takimin që pati të martën me të.

Kastrati, në seancën e Kuvendit, e cilësoi referimin si “vlla” dhe “motër” si shprehje fisnike, shkruan lajmi.net.

“I nderuar vlla Glauk, të nderuar vllezër dhe motra. Pse Rrahman Jasharaj është drejtu kështu ësthë shumë fisnike për në Kosovë, e për Mal të Zi dhe Norvegji nuk e di. Qëllimi është i qartë: Me e spostu vëmendjen nga ajo që mësuesi sot nuk mund ta paguajë më vajin nga 0.90 centë në 3,20 euro vajin”, deklaroi Kastrati.

“Kështu e bëtë me faza me këtë dramë, për ta realizuar objektivin që me i ikë realitetit. Filluat ta shpallët sindikatën parti politike, por më 2019-ën e përkrahnit të njëjtën për qëllimet tuaja. Filluat represive me shokun Hekuran, që në historinë e Kosovës ka me lënë gjurmë veç për keq. Tërë kohën i fusni në funksion numrat, 51 për qindëshin. Por, përveç numrave, duhet ta fusni edhe kokën në funksion”, thotë ndër të tjera deputeti i PDK-së.

“Ky kurrë ni punë nuk e ka bërë me kontratë të rregullt, puna e parë e tij është deputet dhe kryeministër. Ju e keni problem me përceptu ndjenjen se çka është realiteti objektiv në Kosovë”.

“Kategoria juaj gjithmonë mbijeton në politikë, por pyetja është se a jetoni? Nuk ka më thjesht sesa me këta të sindikatës të merremi vesh me këta 100 euro, të vendosni që ta zëmë prej janarit apo shkurtit të rriten rrogat. Më thjeshtë se kaq nuk ka”, tha ndër të tjera ai.