Ish-komandanti i FSK-së

Kastrati: Sot është shkelur Marrëveshja e Kumanovës

 Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati tha se me sulmin e sotëm është shkelur Marrëveshja e Kumanovës. Ai tha se u dekonspirua skenari serb.

Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, tha se sulmuesit e sotëm në veri të Kosovës i takojnë forcave speciale të Serbisë

Ai tha për RTK se me sulmin e sotëm ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, u vërtetua se aksioni kundër Policisë së Kosovës u koordinua në manastire dhe kishat serbe që janë në Kosovë.

Kastrati theksoi se Serbia po bën luftë ndaj Kosovës dhe se kulmi i saj është sulmi i sotëm në veri të vendit.