Kastrati sfidon Gërvallën: A e bëjmë një kuiz se je bërë monoton?

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati tha se nuk duhet të mbrohet deklarata e kryeministrit Albin Kurti për sekretarin amerikan Antony Blinken.

Derisa iu ka drejtuar zëvendëskryeministres Donika Gërvalla, duke ftuar për ta bërë një kuiz, me pyetjen se kush është fajtor për sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në debatin parlamentar për situatën në veri, Kastrati tha se Albin Kurti është bërë merak që të hyjë në histori.

“Ministre, a po më ndihmon e bëjmë një kuiz bashkë se po më duket je bërë monoton edhe je lodhë. A e din se i keni fut këta në qorr-sokak për të mbrojtur deklaratën ‘Blinkeni është naiv’. Më mirë ka qenë për të bërë një kuiz edhe me përgjigje, a, b, c. Për shembull, unë po e bëjë një pyetje, kush është fajtor me axhën që kemi sanksione? Ju thoni nën-a, Albini për shkak të deklaratës, nën-b Blinkeni, nën-c FSK. Por, ti mos ja bëjë me sy me ja dhënë gabim kështu përgjigjen, se jeni dreqër e bëni nganjëherë këtë send”, deklaroi ai.

Ai shtoi se në emër të sovranitetit janë ngujuar katër kryetarët e komunave në veri të vendit.

Pas shumë orëve, po vazhdon debati parlamentar për situatën në veri.