Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës pati nisur një reformë në arsim, duke mbyllur disa shkolla në këtë komunë.

Kjo reformë ishte mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, por njëjtë nuk u mbështet nga ministrja e re e arsimit, Arbërie Nagavci.

Nagavci ka ndërhyrë duke hapur shumë shkolla në Kamenicë të cilat ishin pjesë e reformës arsimore.

Por, Kastrati në ATV thotë se në kohën kur Nagavci ishte drejtoreshë e Arsimit në komunën e Prishtinës e ka mbështetur, duke thënë se riorganizimi i shkollave është i nevojshëm.

“Për hir të vërtetës këtë e kam mësuar nga Arbërie Nagavcit në komunën e Prishtinës kur ajo si drejtoreshë ka filluar dhe e ka ngritur si çështje për të bërë një riorganizim të rrjetit të shkollave(…) Edhe tash kur e kom pyetur edhe atëherë kur kemi punuar bashkë ajo ka thënë se nuk po e filloj sepse nuk po kam mbështetje prej askujt”