Kastrati: Qeveria Kurti i la 900 punëtorë të Feronikelit në mëshirë të fatit

Deputeti Ardian Kastrati ka reaguar ashpër kundër Qeverisë Kurti për gjendjen e rëndë që sipas tij, i ka lënë punëtorët e Ferronikelit. Ai ka takuar sot disa puëntorë të Feronikelit dhe udhëheqësit e Sindikatës.

Postimi i plotë i deputetit Kastrati:

Miq, dje isha në Drenas dhe u takova me disa punëtorë të Feronikelit. Njëkohësisht u takova me kryetarin e Sindikatës së punëtorëve të Feronikelit z. Fehmi Nika dhe nënkryetarin e sindikatës z. Abedin Haxhiu për ti dëgjuar kërkesat e tyre.

Qeveria e turpit ka lënë 900 punëtorë në mëshirë të fatit.

Çdo kryeministër në të kaluarën i ka takuar përfaqësuesit e sindikatës së Feronikelit. Albin Kurti i refuzoj.

Kurti po të kishte mundësi me ja vendos rrotat Feronikelit dhe me spostu në Prishtinë mesiguri se do të ju përgjigjej punëtorëve, por në këtë situatë nuk ka interes elektoral.

Kurti ka mundësi me i pagu 11 milion euro për faturat e serbëve në veri dhe nuk ka kohë për ti takuar e dëgjuar kërkesat e punëtorëve të Feronikelit. TURP.

Përmes katër punëtorëve që unë takova pasqyrohet gjendja e 90% të punētorëve të tjerë që tani me 50% të pagës ( plus në kredia) e kanë të pamundur ti mbajnë familjet e tyre

Mentor Zariqi nga fshati Baicë mban 7 anëtarë të familjes me rrogën e Feronikelit.

Tahir Bardhi nga fshati Gradicë mban 5 anëtarë të familjes

Agim Xhemajlaj nga fshati Abri mban 7 anëtarë të familjes

Florim Ramadani nga fshati Shtuticë mban 5 anëtarë të familjes.

Pagat e tyre janë mes 380 deri 420 euro kurse tani ata do marrin vetëm 50% të këtyre pagave.