Kastrati: Nuk po thonë më po flet kot, por po flet si Besnik Bislimi

Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, ka bërë një reagim me ironi ndaj pretendimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Evropë.

Kastrati nëpërmejt një postimi në rrjetin social “Facebook”, këtë e ka cilësuar një deklaratë e kotë.

Prandaj, siç ka shkruar Kastrati, njerëzit në vend të shprehjes “po flet kot”, po përdorin shprehjen “po flet si Besnik Bislimi.

“Miq, tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”. Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë. Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit”, ka shkruar në fund Kastrati.

Postimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:

Miq,

tash nuk po thojnë njerëzia në muhabete ditore të zakonshme : “ po flet kot” por “ po flet si Besnik Bislimi”.

Paramendo, vendi me rritjen ma të madhe ekonomike në Evropë. Kjo është arsyeja pse suedezët e zviceranët po investojnë në Kosovë e ne po ikim në Evropë.

Hyni kqyrne në deklarim të pasurisë së tij sa mijëra euro i merr ky për udhëtime jashtë shtetit.

Na kënaqen pionerët e Fadil Hoxhës e Sinan Hasanit.