Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është fajtor për kushtet shtesë rreth anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Kurtin, Kastrati e quan “prodhues të krizave artificiale”, ndërsa e fajëson edhe për gjendjen ekonomike e korrupsionin në vend.

“Mendoj që Kosova është stërngarku me punën e asociacionit me kusht për Këshillin e Evropës mirëpo faji për mos pranimin në KiE është i Albin Kurti sepse Albin Kurti ka prodhu kriza artificiale katër vite të mandatit të vet për me ik gjendjes reale në terren që është varfëria korrupsioni dhe degradimi ekonomik asnjë projekt të vetëm në një, dhe nën 2 me bo njëfarë ekspzizimi ndërkombëtar se ky ka kogja deshirë me u ekspozua pak nëpërmjet mediave ndërkombëtare mu bë kinsenjëfar aktori”, ka thënë Kastrati për Ekonomia Online.

Deputeti i PDK-së ka deklaruar se për fajin e Kurtit, Kosova po e humb shansin për tu anëtarësuar në këtë organizatë.

“Fatkeqësisht në emër të krejt kësaj lojë dhe tash së fundi këtë refuzim që beri draftin për me dërgu në kushtetues i bie që faji është te qeveria Kosovës jo për shkak të refuzimit të draftit si proces po për shkak të mënyrës se si është sjell Albin Kurti me partneret tanë strategjikë ndërkombëtar. Është dëm tepër i madh i jashtëzakonshëm humbja e këtij rasti për KiE dhe kjo i faturohet vetëm Albin Kurtit”.