Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka përfunduar me sukses një operacion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen e tij për stafin mjekësor për profesionalizmin dhe përgjegjësinë e treguar gjatë trajtimit të tij.
Megjithatë, Kastrati shfrytëzoi këtë mundësi për të kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke theksuar mungesën e gjërave elementare në QKUK.
Ai vuri në dukje se përkundër premtimeve për ndryshim, situata në institucionet shëndetësore nuk ka përmirësuar gjatë katër viteve të fundit.
Kastrati ngriti një sërë pyetjesh në lidhje me gjendjen e infrastrukturës dhe pajisjeve në QKUK:
Si është e mundur që për katër vite nuk janë blerë së paku çarçafë për shtretër?
Pse nuk ka pajisje higjienike nëpër banjo dhe pse ato kundërmojnë?
Si është e mundur që për katër vite nuk janë ndërruar dritaret e thyera nëpër dhoma të pacientëve?
Pse nuk ka poça elektrik në disa dhoma apo koridore?
Pse nuk ndërrohen shtretërit e thyer dhe jofunksionalë?
Pse nuk ka hyrje për invalidët apo të sapooperuarit në disa klinika?
Kastrati theksoi se këto janë probleme elementare që mund të zgjidhen lehtësisht dhe shpejt, dhe se moszgjidhja e tyre po i shtyn infermierët të largohen nga Kosova.
“Pra, po flasim për gjëra elementare të cilat në emër të ‘ndryshimit’ që këta kanë premtuar do mund të bëheshin për katër ditë. Miq, shihemi pas rikuperimit disajavor!”
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, pas një operacioni të suksesshëm në QKUK, falënderoi stafin mjekësor për profesionalizmin e treguar. Megjithatë, ai kritikoi ashpër Qeverinë për mungesën e gjërave elementare në QKUK







