Kastrati i PDK-së për pak sa nuk rrihet me Zybën e VV-së

Dy partitë opozitare PDK dhe LDK kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

LDK e lëshoi pas ndërprerjes së fjalës së Arben Gashit, e nga PDK Abelard Tahiri tha se Kryesia duhet të mblidhet dhe të merret vendim që Saranda Bogujvci të mos i udhëheqë seancat më.

Duke daluar nga Kuvendi deputetët e PDK-së, u nxitën nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Pastaj në tollovinë që u krijua te hymja e Kuvendi, u shtyen më njëri-tjetrin, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe deputeti i VV-së, Salih Zyba.