Kastrati i PDK-së: Ne këtu paguhemi 160 euro për një orë pallavra

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, i ka kritikuar deputetët e pushtetit për debatin me përfaqësuesit e SBASHK-ut.

Ai u ka thënë deputetëve të LVV-së në komisionin për arsim se janë duke e banalizuar debatin me akuza ndaj SBASHK-ut.

Ai në mënyrë ironike ka kërkuar që të zbatohet rekomandimi i ministres, Artane Rizvalloni për kursim të energjisë e në këtë mënyrë të u jepen 100 eurot e kërkuara nga SBASHK-u.

“Mos të e banalizojmë debatin për hir të Rizvanollit se ajo ka thënë ndalni dritat jepja ktyne 100 euro i kursejmë kah 200 euro te shpija, a don ta banalizojmë kështu. Unë nuk fola as kundër qeverisë as kundër këtyre, se jemi para publikut cila ka me qenë zgjidhja”, ka thënë deputeti Kastrati.

Kastrati tutje është shprehur se i vije turp me debatin e ulët të deputetëve ku i marrin mëditje 160 euro, ndërsa e akuzojnë SBASHK-un për grevë.

“Mu doka si gjyq, shumë shumë marre po më vjen turp sot jeni në pushtet nesër nuk jeni, merreni këtë punë me sportivitet kemi të bëjmë me mësimdhënës. Ne që thojmë pallavra para këtyre i marrim ka 160 euro”, ka thënë ai.