Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai me ironi ka parafrazuar Faik Konicën për të përshkruar ardhjen e Vjosa Osmanit në krye të shtetit, përcjell Ballkani.info.
“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”, thuhet në postimin e Kastratit.
Postimi:
Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: “…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.







