Kastrati e rikthen temën për qasjen e Muratit ndaj veteranëve: Ky djalosh e përbuzi UÇK-në, mendova që është Daçiqi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kthyer në diskutim qasjen e para disa vitesh të ministrit të Financave, Hekuran Murati ndaj veteranëve të luftës.

Kastrati tha në Kuvend se prej postimit kishte menduar “që është Ivica Daçiqi”.

“Kemi obligim me i kontribou kujtesës se çfarë ka ndodh në këtë shoqëri dhe me e stopu kujtesën e harresës, respektivisht përbuzjes që e ka bë ky djaloshi me atë postim. Unë në fakt kur e kam pa atë postim, kam mendu që është Ivica Daçiqi, por më vonë e pashë që ishte Hekurani”, tha ai.

Kastrati tha se pas detyrës së ministrit, Muratin “nuk do ta njohin as në mëhallën e tij”.