Kastrati: 11 personat e ri të infektuar janë në moshë të re

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, pak më parë bëri me dije se kanë identifikuar persona që kanë pasur kontakt me të infektuarin e parë dhe se ishin në pritje të rezultateve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kastrati bëri të ditur se 11 nga 17 personat kanë rezultuar pozitiv, njofton Klan Kosova

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi.

Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten.

Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju!

#rriNshpi