Karteli brutal meksikan ekzekuton tre trafikantë të El Chapo në stil “ISIS”

Tre viktimat raportohet se kishin lidhje me kartelin meksikan Sinaloa, të udhëhequr nga El Chapo deri para ekstradimit dhe burgosjes së tij vitin që shkoi. Ata ishin zhveshur dhe ekzekutuar nga karteli brutal Jalisco New Generation.

Vrasës profesionistë të një karteli mizor drogash në Meksikë, kanë ekzekutuar tre trafikantë nga banda rivale e El Chapo.

Në disa pamje të tmerrshme të publikuara viktimat shiheshin të zhveshur e të lidhur, me fytyra të mbuluara.

Prapa tyre qëndrojnë tre vrasës të kartelit Jalisco New Generation që i shoqërojnë për marrjen në pyetje.

Të ndaluarit kanë lidhje me kartelin Sinaloa dhe besohet se operonin në shtetin qendror meksikan të Zacatecas, raportonte amerikania La Opinion.
Ata përshkruheshin si “chapulines”, kriminelë që ndryshojnë besnikërinë duke u zhvendosur mes bandave të ndryshme.

Janë një numër kartelesh droge që luftojnë për marrjen e kontrollit të trafikut në Zacatecas, ku gjenden rrugë të rëndësishme të trafikut drejt SHBA.

Në fillim të muajit karteli Jalisco kishte paralajmëruar liderin e kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zambada – duke thënë se “zona e ka tashmë një pronar”.
Jalisco udhehiqet nga Nemesio “El Mencho” Oseguera Cervantes, një ish-aleat i El-Chapo, dhe vepron në 35 shtete meksikane dhe Puerto Rico.