Një përleshje e madhe ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës, në njërin nga lokalet tek sheshi “ Skendërbe” në Prishtinë.
Ballkani.info merrë vesh se përleshja me grushte karrige armë të ftohta e gjësende të tjera u përdorën nga disa të rinjë.
Burime brenda policisë i thanë Ballkani.info se tre përsona janë ankuar në polici për një sulm që ka ndodhë ndaj tyre rreth orës 04.00 të mëngjesit.
“ Polica është duke u marre me rastin, ndërkaq ende nuk e ka arrestuar askënd në lidhje me këtë sulm” pohoi burimi. Se a kanë pësuar lëndime apo jo të përfshirët në këtë incident Ballkani.info do të ju mbajë të informuar.







