Kardiologu Gorani sqaron rastin e gruas së vdekur: Koronarografia u krye me sukses

Kardiologu Daut Gorani ka sqaruar rastin e gruas së vdekur në QKUK, pas akuzave të djalit të saj se mjekët “ia kanë mbytur nënën”. Leonard Shabani me anë të një statusi në Facebook rrëfeu historinë e vdekjes së nënës së tij e cila ishte dërguar në Kardiologjinë Invazive në QKUK për të kryer koronarografi.

Shabanaj akuzoi kardiologun Daut Gorani se nuk e kishte kryer koronarografinë si duhej dhe shkaku i saj nëna kishte pësuar gjakderdhje, e më vonë edhe kishte humbur vetëdijen duke iu përkeqësuar gjendja.

Por krejt ndryshe ka dhënë versionin vet Gorani në një koment në statusin e Shabanajt. Kardiologu ka sqaruar në detaje procedurën që ka ndjekur për koronarografi. Ai pranon se ka pasur vështirësi pasi arteriet e tani të ndjerës, kanë qenë të përdredhura dhe procedurën e kishte realizuar nga dora e djathtë, shkruan Gazeta Shneta.

“Realizova proceduren trans-radial dhe koronarografia rezultoj NORMALE ME TORTUOZITETE POR PA NGUSHTIME SINJIFIKANTE DHE PA MBYLLJE TË NDONJË ARTERIE! Pas procedurës, nëna juaj është dërguar në repartin e Njësisë koronare nga ku ka ardhë te ne për koronarografi, me ç’rast përfundojn kompetencat e mija si mjek operator, dhe nga ai moment përkujdesjen e vazhdojnë kolegët e Njësisë koronare. Pas procedurës është dashur të i bëhet kompresion i vendeve të punksionit (shpimit të arteries) nga kolegët tjerë dhe jo nga unë, dhe meqense isha i angazhuar në sallë vazhdova punën deri në ora 13h dhe pastaj kam shkuar në shtëpi, meqense punoj me rezatim kam orarin më të shkurtër”.

“Në mbrëmje kam dëgjuar për problemin dhe jam çuditur, sepse nuk ishte dashur të ndodhte. Të nesermen jemi mbledhur të gjithë Kardiologët invaziv dhe joinvaziv dhe kemi ftuar edhe kirurgët vaskular dhe kam insistuar të bëhet menjëherë hapja eksplorative e regjionit ingvinal dhe të shiqohet meqense dyshohej për gjakëderdhje. Sipas obligimit atë ditë, Dr. Elmi Olluri kirurgu vaskular, ka bërë operimin dhe ka bërë qepjen e vendit të punksionit, është evakuar hematoma dhe është konstatuar se nuk kishte ndonjë perforim aksidental në arterien femorale (që do të ishte gabimi im). Natyrisht, të ishte bërë kompresioni korrekt në regjionin ingvinal nuk do të vinte deri te gjakëderdhja retroperitoneale (dhe kjo nuk ka qenë detyra ime të bëj kompresionin)”, ka shkruar Gorani.

Sqarimi i tij i plotë:

I nderuari Leonard dhe familja Shabanaj,

Së pari dëshiroj të ju ngushëlloj sinqerisht për humbjen e nënes suaj të dashur.

Edhe unë bashkëndjej me ju dhimbjen për humbjen e prindit tuaj.

Nuk jam i befasuar nga reagimi dhe shkrimi yt, por meqense më ke përmendur në kontekst shumë negativ, dëshiroj t’i bëjë disa sqarime të nevojshme nga këndëvështrimi profesional.

Së pari dëshiroj të them se referimi i nënes tuaj nga Spitali i Pejës ishte i gabueshëm, sepse ishte dërguar si infarkt pa ST elevim që pas koronarografisë nuk doli të jetë ashtu. Por, meqense ishte referuar ashtu dhe me insistimin këmbëngulës të familjes juaj, kolegët e Kardiologjisë e propozuan për koronarografi. Në programin e Kardiologjisë invasive nëna juaj filloj të punohej nga kolegja më e re e shërbimit. Dhe meqense kolegja kishte problem me plasimin e telit udhërëfyes, si mjek me përvoj më takonte mua ta vazhdoj procedurën. Fillova ta realizoj procedurën, dhe edhepse plasova telin deri në gjysmen e aortës, vërejta se arteriet deri në atë segment ishin shumë tortuoze (shumë të përdredhura) dhe plasimi i kateterit do të ishte shumë me vështirësi apo i pamundur, kalova ta realizoj procedurën nga arteria (radiale) e dorës së dhjathtë (procedurë që jo çdo kardiolog invaziv mund ta realizoj).

Realizova proceduren trans-radial dhe koronarografia rezultoj NORMALE ME TORTUOZITETE POR PA NGUSHTIME SINJIFIKANTE DHE PA MBYLLJE TË NDONJË ARTERIE! Pas procedurës, nëna juaj është dërguar në repartin e Njësisë koronare nga ku ka ardhë te ne për koronarografi, me ç’rast përfundojn kompetencat e mija si mjek operator, dhe nga ai moment përkujdesjen e vazhdojnë kolegët e Njësisë koronare.

Pas procedurës është dashur të i bëhet kompresion i vendeve të punksionit (shpimit të arteries) nga kolegët tjerë dhe jo nga unë, dhe meqense isha i angazhuar në sallë vazhdova punën deri në ora 13h dhe pastaj kam shkuar në shtëpi, meqense punoj me rezatim kam orarin më të shkurtër.

Në mbrëmje kam dëgjuar për problemin dhe jam çuditur, sepse nuk ishte dashur të ndodhte. Të nesermen jemi mbledhur të gjithë Kardiologët invaziv dhe joinvaziv dhe kemi ftuar edhe kirurgët vaskular dhe kam insistuar të bëhet menjëherë hapja eksplorative e regjionit ingvinal dhe të shiqohet meqense dyshohej për gjakëderdhje. Sipas obligimit atë ditë,Dr. Elmi Olluri kirurgu vaskular, ka bërë operimin dhe ka bërë qepjen e vendit të punksionit, është evakuar hematoma dhe është konstatuar se nuk kishte ndonjë perforim aksidental në arterien femorale (që do të ishte gabimi im).

Natyrisht, të ishte bërë kompresioni korrekt në regjionin ingvinal nuk do të vinte deri te gjakëderdhja retroperitoneale (dhe kjo nuk ka qenë detyra ime të bëj kompresionin).

Pastaj, meqense me kanë intervenuar vëllau im, Dr. Gazmendi dhe ti personalisht kam shkuar disa herë ta vizitoj nënen tuaj në MIQ, dhe gjendja filloj të përmirësohet. Kur unë prisja që nëna juaj do të ishte në shtëpi dëgjova se gjendja e saj ishte përkeqësuar dhe shkova përsëri ta vizitoj, u çudita fare se pse erdhi deri te kjo situatë. Për të gjitha këto që i thashë ekziston dokumentacioni.

Dhe nëse është bërë obduksioni çdo gjë e sqaron në detaje. Sa i përket mëshefjes së raportit nuk qëndron aspak (unë nuk i jap raportet unë vetëm i shkruaj), sepse në Historin e pacientit kam bërë përshkrimin e procedurës dhe rezultatit, dhe raporti ipet në fund me Fletëlëshimin, edhe inqizimi ekziston në arkivin tonë dhe në aparat, ashtuqë kirurgu kujdestar ka patur qasje po ta ketë kërkuar. Detyra e kardiologut kujdestar ka qenë të merret me cilindo problem që shfaqet gjatë kohës së kujdestarisë dhe jo e imja kur jam në shtëpi.

E din shumë mire që sa herë më ke thirur në telefon dhe jemi takuar të jam përgjigjur me korrektësi dhe jo si mjek i papërgjegjshëm. Sa për ofendime tjera po e lë në ndërgjegjen tënde sepse e kuptoj që nga pikëllimi për nënen nuk përmbahesh dot.

Edhe unë të inkurajoj ta ndjekësh RRUGËN LIGJORE, sepse jam i bindur që nëse vlerësohet korrekt profesionalisht jam plotësisht dhe absolutisht i pagabueshëm te rasti i nënës tuaj. Për neglizhencën, joprofesionalizmin dhe mungesën e performansës së të tjerëve unë nuk jap llogari.

Performansa ime nënkupton mbi 1000 procedura intervente dhe mbi 2000 (5000 gjatë karieres time 12 vjeqare si kardiolog invazin) koronarografi të suksesshme vetëm këto tre vitet e fundit. Jam shtylla kryesore e shërbimit ku punoj dhe kontribuesi më i madh, madje shërbimet e mija jetëshpëtuese i kan përjetuar edhe kusherinjtë tuaj, dhe janë shumë mirënjohës (pyti të tregojnë).

Meqense është në pyetje humbja e jetës së një personi, në këtë rast nënës tuaj, e pashë të arsyeshme të jap këto sqarime dhe asnjë akuzë dhe kërcënim nuk më frikson sepse punën time e kryej me ndërgjegje dhe përkushtim maksimal. Ju rekomandoj ta ruani gjakftohtësinë dhe të përmbaheni nga akuza dhe ofendime të pa baza, sqarojini gjërat mirë.

Me respekt,