Kardiologu Gani Bajraktari është larguar përkohësisht nga puna, ndërsa lënda për rastin e tij është dërguar në komisionin disiplinor.

Sipas zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare, Gani Bajraktari dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor i cili do të merret me rastin”, tha zëdhënësi Shpend Fazliu.