QKUK

Kardiologët e QKUK-së me protestë kërkojnë shkarkimin e Kamberit dhe Ahmetit

Sot është mbajtur një protestë nga kardiologët e klinikës së Kardiologjisë në QKUK, të cilët kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit Luzlim Kamberi si dhe shefit të njësisë koronare dr.Artan Ahmeti.

Kardiologët e klinikës së Kardiologjisë në krye me Aurora Bakallin, kardiologe në QKUK dhe profesoreshë në fakultetin e Mjekësisë së bashku me ish drejtorin e Kardiologjisë, Imri Jashari, dhe kardiologun Agim Krasniqi kanë protestuar para klinikës së Kardiologjisë duke kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre, raporton Gazeta Shneta.

Kjo protestë ka ardhur si rezultat i pakënaqësive që kanë kardiologët me menaxhmentin e kësaj klinike, pakënaqësi të cilat kanë filluar moti dhe kanë kulmuar me  një akt dhunë, për të cilin sipas kardiologëve nuk janë ndërmarrë masa.

Kjo ditë koincidion me ditën botërore të zemrës dhe nuk e kemi pas të lehtë që në kardiologët me përvojë jo të vogël të dalim sot para dyerve të klinikës për protestë.

Kjo ka ardhë si rezultat i pakënaqësive të mëdha që kemi me menaxhmetin e kardiologjisë, Këto pakënaqësi kanë filluar qysh moti dhe kanë kulmuar me datën 31 korrik kur ka ndodhë një akt I dhunës fizike në këtë klinikë, Ku njëri ndër kardiologët ka goditur kolegun tonë dhe nuk është ndërrmarë asgjë ndaj këtij akti dhe përkundrazi ky person ka marrë vendin e shefit të njësisë koronare, – tregon dr. Aurora Bakalli.

Pas këtij akti kardiologët kanë nënshkruar një petecion për shkarkimin e drejtorit. Pas këtij petecioni ata kanë pasur edhe një bisedë me drejtorin e klinikës mirëpo përsëri nuk kanë pasur rezultat.

Ne kemi pritur që menagjementi do të reflektojë por nuk ka ndodhë dhe si pasojë e kësaj jemi mbledhur kardiologët e pakënaqur dhe kemi nënshkruar një petecion dhe pas këtij petecioni me 4 gusht kemi pas një bisedë me drejtorin e klinikës mirëpo edhe pas negociatave edhe pas petecionit edhe pas bisedimeve deri më sot nuk ka pasur asnjë lëvizje në drejtimin e pakënaqësive që I kemi shprehur, – shtoi më tutje dr. Bakalli.

Këshilli organizativ i protestës ka listuar një varg kërkesash duke filluar nga shkarkimi i drejtorit Lulzim Kamberi pasi sipas tyre ky i fundit:

  • është përkrahës i shkaktarit së dhunës në klinikë;
  •  paaftësiënë menaxheriale;
  • , diskriminimin ne baza gjinor;,
  •  nxitjes së konflikteve ndërkolegiale;
  • rolit përcarës në kolektiv;
  • kurdisjes së konkursit për shefa të njësive;
  • ikje nga përgjegjsia profesionale;
  • mungesë së transparencës.

Po ashtu ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e dr. Artan Ahmetit i cili ka shkaktuar dhunë dhe mban pozitën e shefit të njësisë koronare, – shkruhet në letrën e tyre.

Ata kanë paralajmëruar edhe greva nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre./Gazeta Shneta/