Karafila e Hibiskus, ministria e Donika Gërvalles ndan 21 mijë euro për lule dhe dekore

Në ministrinë që drejtohet nga Donika Gërvalla shumë shpejt do të zënë vend edhe disa lule të llojeve të ndryshme. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur një tender në vlerë të 21 mijë eurove për furnizim me lule dhe dekore. Në këtë tender është treguar se do të blihen 34 artikuj të ndryshëm.

Sipas këtij tenderi, nëpër zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vendosen lule të llojeve të ndryshme të përfshira në 34 artikuj.

“Furnizim me lule dhe dekore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. 34 artikuj me sasi sipas nevojës dhe kërkesës nga MPJD. Vlera e parashikuar e kontratës: 21,000.0 euro”, shkruan Demokracia.com.

Në njoftimin e shpallur është treguar se lloje të luleve dhe dekoreve do të blihen.

“Ikiban i vogël  me 6 deri ne 8 kombinime. Ikiban i mesem  10 deri ne 15 kombinime. Ikiban i madh  16 deri ne 20 kombinime.  Ikiban i madh  për raste festive me 30 kombinime . Buqet me 5 lule të ndryshme . Buqet me 10 lule te ndryshme. Buqet me 20 lule te ndryshme. Buqet me 35 lule te ndryshme. Buqet me 50 lule te ndryshme. Kurorë me lule të freskëta  – 0.80m. Kurore me lule te fresketa – 1.0m. Kurore me lule te fresketa – 1.20m”.

Tutje është thënë se nuk ketë blerjen nuk do të mungojnë as karanfilat, hibiskuset dhe camelia.

“Begonija, Karanfila, Mini trëndafila, Trëndafila kacavjerrës, Betonija, Fare bari, Hydrangea, Hedera mix, Camelia, ëiegelda red, wiegelda blu, Hibiskus, Tamarix, Berberis”.

Ministria ka treguar se afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është  data 19.04.2023.  Kurse, kohëzgjatja e kontratës publike do të jete valide për 36 muaj.