Kaqusha Jashari kërkon edhe një mandat për deputete

Kaqusha Jashari pas një përvoje shumë vjeçare në politikë, kandidon për deputete.

Nuk e ka ndërmend ta lërë politikën.

Ani pse nuk e kishte në profesion, Kaqusha Jashari ka qenë e fokusuar në politikë tash e 4 dekada.

Se politika nuk i është mërzitur 73 vjeçares e dëshmoi edhe kandidimi i saj për deputete, në listën e PSD-së, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Jashari thotë se synimi i saj nuk ishte krijimi i një profili politik por që gjithnjë diçka e lidhte me politikën.

“ Une se maj mend Kohen kur sjom mar me politike. Me profesion jom ndërtimtare, ska qene synimi im me kriju profil politik, por gjithmone tu punu vala mka qu edhe te politika. Une jom pensioniste por pensioni është për punë, por në politikë nuk ka pension, është dija, eksperienca, mundësitë e unë mendoj se i kam këto që te vazhdoj më tutje”.

E angazhimi në politikë në vitet e pasluftës i duket më i lehte pasi ajo ishte pjesë e politikës në kohë më të rënda.

Jashari ishte nder gratë e rralla që haptas kishin kundërshtuar Sllobodan Millosheviqin, gjë që edhe i kishte kushtuar.

“ Me 88 kom qene e zgjedhur per kryetare te Partise te Nivelit te Kosovës, kom qene shume shkurt se ka qene ajo kohe e veshtire e kohes se nacionalizmit serb Milloshevicit, kom kundershtu edhe ajo ka qene shkak qe mkan shkarku me 88. Kane qene ato ngjarjet e kundershtimit edhe mbrojtjes se Kosovës”

Më pas Jashari është kyçur ne Partinë Social Demokrate të cilën e ka udhëhequr nga viti 1998 dëri më 2008 ,parti kjo në të cilën ende vazhdon angazhimin.

Emri i saj tash figuron në listën e kandidatëve për deputetë per legjislaturën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës.

Ajo thotë se pati njerëz brenda koalicionit që besuan se ajo mund të kontribuojë edhe më tutje.

“Na biseduam ne mesin tone, me 25 vende patëm me koalicionin e Aleances ne mesin e tyre jam prej njerzve ne parti m qe kam përvojë me te gjate e mendojnë edhe ata edhe unë qe muj me dhon kontributin normal nese kam përkrahjen”

E Jashari ishte deputete edhe më parë.

Ajo ishte një ndër emrat që nënshkruan deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.