Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet të ketë përdorur dy të tretat e fuqisë totale luftarake ruse.
“Ai aplikoi për këtë pushtim”, deklaroi një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Sipas tij kjo do të thotë se Putin ka ende një të tretën jashtë Ukrainës, “gjë që nuk është e parëndësishme”.
Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se “që nga mëngjesi i sotëm forcat ruse kanë lëshuar më shumë se 320 raketa”, deklaroi zyrtari amerikan, raporton CNN, transmeton lajmi.net.
Shumica e këtyre raketave janë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi.







