Kaq pritet të bëhet çmimi i nisjeve dhe kilometri i Radio Taksive në Prishtinë, flet kryetari i Shoqatës!

Pas rritjes së çmimit të derivateve, pritet rritja edhe e çmimit të nisjeve të Radio Taksive në Komunën e Prishtinës.

Nga sa ka qenë 1.50 cent nisja, pritet të bëhet 2 euro. Kështu i është bërë kërkesë Komunës së Prishtinës nga Kryetari i Shoqatës së Radio Taksive të Prishtinës, Faruk Kunushevci.

Kunushevci në një prononcim për Indeksonline thotë se, me çmimin momental të nisjes (1.50 cent) janë duke operuar që nga viti 2002, atëherë kur çmimi i naftës ka qenë 0.65 cent litra.

Por pas rritjes së çmimit të naftës, ata kërkojnë që çmimi i nisjes të bëhet 2 euro kurse kilometri të bëhet 0.80 cent, nga sa është 0.65 cent.

Ne kërkesën e kemi dërguar në Komunën e Prishtinës në muajin nëntor të vitit të kaluar, për shkak se komuna i bën çmimet, me rregullore. Por nuk kemi pasë asnjë përgjigje. Kemi kërkuar atëherë kur është rrita nafta në 1.22-1.23 cent. Është hera e parë që kemi kërku rritje. Me këtë çmim, ne operojmë nga viti 2002 kur ka kushtu një litër naft vetëm 65 cent. Tash litra e naftit është katërfishu, gati 2 euro u bë. Ne e kemi çmimin e vitit 2002, ku ka kushtu 65 cent litra e naftës“, thotë Kunushevci.

Ai tregon që dje kanë pasur takim me nënkryetarin e Prishtinës dhe presin që deri të hënën të kenë një përgjigje.

Dje kemi pasë takimin me nënkryetarin, edhe presim që deri të hënën me pas një përgjigje për shtrenjtimin e taksit. Ne presim që të kemi bashkëpunim për arsye që 8 vite nuk kemi pasur çasje me pushtetin e Shpend Ahmetit, tash kemi bashkëpunim me komunën“, thotë ai.