ASK

Kaq persona lindën dhe vdiqën në Kosovë gjatë muajit tetor

Në muajin tetor 2023 janë regjistruar 2 mijë 161 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Agjencia e Statistikës së Kosovës/Divizioni i Statistikave të Popullsisë ka publikuar të dhënat preliminare1 në baza mujore për lindjet, vdekjet , kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin tetor 2023.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Burimi i të dhënave është Agjencia për Regjistrim Civil e Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile.

Sipas ASK-së, duke u bazuar në të dhënat administrative në muajin tetor janë regjistruar 2 mijë e 161 lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 110 dhe femra 1 051 raste.

Krahasuar me muajin shtator 2023, ka rënie të numrit të rasteve të lindjeve për (3%).

Ndërsa sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës janë regjistruar 820 raste të vdekjeve, prej tyre meshkuj 449 dhe femra 371 raste.

Krahasuar me muajin Shtator 2023 kemi ngritje të numrit të rasteve të vdekjeve për (2%).

Ndërkohë, kurorëzimet e ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës për muajin tetor janë regjistruar 1 417 raste, krahasuar me muajin shtator kemi ngritje të numrit të çifteve të kurorëzuara për (2%).

Ndërsa sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin tetor janë regjistruar 179 raste, krahasuar me muajin shtator ka ngritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (38%).